Probleme me shëndetin mendor, Coutinho largohet nga Vasco da Gama

19 shkurt 2026 | 11:01

Philippe Coutinho ka njoftuar zyrtarisht se ka përfunduar kontratën me klubin brazilian Vasco da Gama dhe është larguar nga skuadra, duke theksuar se e ka bërë këtë vendim për shëndetin e tij mendor.

Mesfushori brazilian, 33-vjeç, i cili i rikthye te Vasco pas një karriere të gjatë në Evropë me klube si Liverpool, Barcelona apo Bayern Munich, deklaroi se është shumë i lodhur mendërisht dhe ndjen se cikli i tij në klub ka mbaruar.

Ai ka thënë në një postim në Instagram se ndjeu se nuk mund të kthehej në fushë për ta mbrojtur shëndetin e tij mendor pas një periudhe të vështirë, përfshirë edhe kritikat nga tifozët në ndeshjet e fundit.

Coutinho i ka zhvilluar 81 ndeshje dhe i ka shënuar 17 gola gjatë qëndrimit të tij të fundit te Vasco dhe theksoi se do ta mbajë gjithmonë në zemër lidhjen me klubin dhe tifozët, pavarësisht largimit.

Ai e filloi karrierën te Vasco, pastaj luajti për klube të mëdha evropiane para se të kthehej në Brazil, dhe tani është bërë lojtar i lirë dhe mund të bashkohet me një klub tjetër në kohën e duhur.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
11 komisione të Kuvendit të Republikës së Kosovës do të…