
Probleme për Mbappen, francezi mund ta humbasë ‘El Clasicon’ me Barcelonën
08 tetor 2025
| 11:45
Kylian Mbappe u dëmtua në ndeshjen kundër Villarrealit teksa ndjeu dhimbje në kyçin e këmbës së djathtë. Ai u thirr nga Deshamps për ndeshjet e Francës në Botëror, por nuk dihet nëse do të luajë kundër Azerbajxhanit.
Por ajo që shqetëson më shumë te Reali është se Mbappe është element kyç për Xabi Alonson dhe në ditët në vijim i presin ndeshje të vështira si me Juventusin në 22 tetor dhe mbi të gjitha “El Clasico” kundër Barcelonës më 26 tetor.
Për këtë arsye, ditët në vijim do të jenë vendimtare për të vlerësuar gjendjen fizike të francezit, dhe ai padyshim do të kërkojë kujdes maksimal për t’u rikuperuar në performancën maksimale me Real Madridin.