Problemet e shëndetit fizik janë të ndërlidhura me atë mendor

14 gusht 2025 | 21:07

Psikologia Atifete Syla, një prej mysafireve më të shpeshta në televizionet e Kosovës dhe një prej psikologëve më të shpeshta në mediet e Kosovës me këshilla dhe rekomandime, ka thënë se kujdesi për shëndetin mendor duhet të trajtohet si një nga shërbimet bazë dhe thelbësore në sistemin tonë shëndetësor.

Në llogarinë e vet në “Facebook”, Syla ka shkruar: “Një shoqëri si e jona, e ekspozuar ndaj pasojave të rënda në shëndetin mendor si rezultat i një sërë faktorësh, përfshirë traumat e luftës, pandeminë, tranzicionin kulturor dhe sfida të tjera të shumta sociale dhe ekonomike, ka nevojë urgjente për një qasje të strukturuar dhe të qëndrueshme.

Kujdesi për shëndetin mendor duhet të trajtohet si një nga shërbimet bazë dhe thelbësore në sistemin tonë shëndetësor.

Përveç faktorëve të lartcekur, çdo pacient i cili u nënshtrohet procedurave mjekësore apo hospitalizimit si pasojë e problemeve të shëndetit fizik, mund të përjetojë edhe vështirësi në shëndetin mendor si: ankth, depresion, çrregullime emocionale apo të tjera, pasi problemet e shëndetit fizik janë të ndërlidhura dhe asnjëherë të ndara nga ai mendor, kështu që ndikojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë te njëri-tjetri”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me sherrin i…