Proceset teknologjike të trajtimit të ujit

07 shtator 2021 | 14:47

Si trajtohet uji që ne e marrim në krojet tona!? A është rrugë e gjatë derisa të vie në krojet tona!?

Uji fillestar merret direkt nga liqeni me pompa dhe dërgohet në Impiantet e trajtimit të ujit, me ç’rast i nënshtrohet proceseve teknologjike për trajtim.

Proceset teknologjike janë: paraoksidimi i cili bëhet me klor të gaztë për t’i oksiduar materiet organike dhe inorganike. Procesi pasues është ajrimi, qëllimi i të cilit është pasurimi me oksigjen, largimi i erës, shijes dhe oksidimi i manganit dhe hekurit.

Koagolimi është procesi i radhës i cili ka për qëllim kthjellimin e ujit, i cili proces kryhet me anë të sulfat aluminit.

Për t’u larguar këto papastërti, rol të rëndësishëm ka flokulimi që është proces kimik që si kemikat përdoret poli elektroliti. Grimcat e formuara ndalen përmes procesit të filtrimit, ku ky proces është mjaft i rëndësishëm për pastrimin e ujit që është i përbërë prej rëre dhe antracidit ose karbonit aktiv.

Nga filtrat uji shkon në rezervuar grumbullues dhe i nënshtrohet procesit të dezinfektimit ose klorizimit dhe është i gatshëm për pije.

Sasia e klorit në ujë prej rezervuarit duhet të del 0.5 miligram për litër dhe te konsumatori i fundit nuk duhet të jetë më pak se 0.2 miligram për litër.

Kjo sasi është e mjaftueshme si preventivë gjatë rrugëtimit të tij nëpër gypa shpërndarës, pra si preventivë për kontaminim.

I tërë ky proces përcillet me analiza fiziko-kimike dhe bakteriologjike që duhet të jenë brenda kufijve të lejuar për ujin e pijshëm.

Ju bëftë mirë një gotë ujë, kaluar nëpër të gjitha këto procese teknologjike për trajtim me një monitorim të jashtëzakonshëm nga ekipet profesioniste që ka KRU ”Prishtina” sh.a.!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lajmin për vdekjen e Shaip Dubovës e ka dhënë djali…