Procesi gjyqësor Thaçi II, dëshmitari i parë është i mbrojtur
27 shkurt 2026
| 16:20
Pasi kanë përfunduar deklaratat hyrëse, në gjykatore është sjellë dëshmitari i parë që ka filluar ta jap dëshminë në rastin e Hashim Thaçit, Hajredin Kuçit, Isni Kilajt, Bashkim Smakajt dhe Fadil Fazliut, të cilët janë duke u akuzuar nga ZPS-ja për pengim të drejtësisë.
Dëshmitari i prokurorisë është shfaqur me masa mbrojtëse. Gjykata është siguruar që, me qëllim që të mos i zbulohet identiteti, t’ia ndryshoi edhe zërin.
Në fillim, ai ka bërë betimin se do të thotë të vërtetën. Më pas ai është marrë në pyetje nga ZPS-ja.
Pas marrjes në pyetje nga ZPS-ja, dëshmitari do të merret javën e ardhshme nga avokatët e Thaçit dhe të tjerëve.



