Procesi i Berlinit, Spiropali mbërrin në Belfast të Irlandës

08 tetor 2025 | 19:34

Ministrja e Jashtme Elisa Spiropali ka mbërritur sot në Belfast të Irlandës, ku do të marrë pjesë në ministerialin e Procesit të Berlinit.

Nga Belfasti, Spiropali ka çuar një mesazh për Ballkanin Perëndimor, duke bërë thirrje për bashkëpunim, zhvillim dhe integrim.

Procesi i Berlinit, është një nismë e prezantuar nga kancelarja gjermane Angela Merkel në vitin 2014 me qëllim nxitjen e bashkëpunimit rajonal me mbështetjen e institucioneve të Bashkimit Europian.

“Sapo mbërritëm në Belfast të Irlandës së Veriut për Ministerialin e Procesit të Berlinit.

Nga qyteti që e shndërroi ndasinë në dialog, përçojmë të njëjtën frymë për Ballkanin Perëndimor. Belfasti na kujton se paqja nuk trashëgohet lehtë, ajo ndërtohet ditë pas dite përmes bashkëpunimit, zhvillimit dhe integrimit.

Shqipëria rolin udhëheqës në këtë proces nuk e ka fituar me retorikë, por përmes reformave, veprimit dhe besimit”, shprehet Spiropali.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ramiz Lladrovci, në kuadër të fushatës zgjedhore, ka takuar sot…