Procesi i dijes mësimore të shkollës në Kosovë para testit PISA

05 maj 2025 | 11:35

Drejtori ekzekutiv i SHSHA-së në Çikago, IL-SHBA, Skënder Karaçica, ka shkruar për testin PISA apo Programin për Vlerësimin Ndërkombëtar të Nxënësve, i cili është program i Organizatës për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ekonomik (OECD), i cili mbahet çdo tri vjet.

Qëllimi i PISA-s është t’i vlerësojë nxënësit rreth njohurive dhe shkathtësive të tyre në tri fusha: matematikë, shkencë dhe lexim.

Karaçica ka shkruar në “Facebook” se tri herë procesi i dijes i vlerësuar nga PISA, shkollën shqipe dhe dijen e nxënësve tanë e pati vënë në rangun e parafundit me shkollat në Evropë dhe në botë.

Ai ka uruar më shumë sukses kësaj radhe për shkollën shqipe në Kosovë.

“Procesi i dijes mësimore të shkollës në Kosovë para testit Pisa. Në testin mësimor të shkollës shqipe në Kosovë për testin PISA, janë përfshirë 7 mijë nxënës, ku do të tregojnë sërish dijen e fituar në bankat e shkollës para testit ndërkombëtar. Në dritën e lajmit, drejtorët e disa shkollave në Prishtinë kanë theksuar s kësaj radhe do të kemi suksese më të mira të testit dhe, do të marrin një rang më të lartë të dijes. Duhet theksuar se tre herë procesi i dijes i vlerësuar nga Pisa, shkollën shqipe dhe dijen e nxënësve tanë e pati vënë në rangun e parafundit me shkollat në Evropë dhe në botë. Me fat testi Pisa për shkollën shqipe në Kosovë!”, ka shkruar Karaçica.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i mbrojtjes i Iranit paralajmëroi të dielën se Teherani…