Procesi i integrimit të Shqipërisë në BE, Rama: Brukselit gjithmonë i del ndonjë problem, nuk habitem

20 qershor 2021 | 16:39

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar se nuk do të befasohej nga asnjë vendim i Brukselit zyrtar lidhur me kuadrin e negociatave për anëtarësimin e shtetit shqiptar në Bashkimin Evropian (BE), qoftë ai edhe negativ.

Sipas Ramës, pavarësisht se Shqipëria i ka plotësuar kushtet, problemet e brendshme të Brukselit e kanë zgjatur shumë procesin.

“Para pandemisë, u vendos që të hapeshin bisedimet, më tej kjo u zgjat sepse duhej të merrej një vendim për të thirrur Konferencën e parë ndërqeveritare. Për fat të keq tashmë, unë u mësova të mos habitem më me atë që mund të ndodhë në Bruksel, sepse është një çështje e dinamikës së brendshme, një histori konsensusi që ndonjëherë është i vështirë, normalisht duhet ta marrim dritën jeshile duke mbajtur parasysh se ka një problem tjetër mes Bullgarisë dhe Maqedonisë Veriore, dhe do të shohim nëse ky problem do të zgjidhet”, ka thënë Rama në një intervistë për televizionin francez “France 24”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kombëtarja e Belgjikës të hënën nga ora 21:00 e zhvillohen…