Prodhimet bujqësore janë rritur për 29 për qind

07 dhjetor 2023 | 13:49

Shoqata “Mjedra e Kosovës” ka mbajtur konferencën e tetë “Formimi i së ardhmes në sektorin e mjedrës”, në të cilën u prezantua potenciali i kultivimit të mjedrës në Kosovë, sfidat aktuale të zhvillimit të qëndrueshëm të këtij sektori si dhe risitë në sektorin e mjedrës në nivel global.

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZhR), Faton Peci, ka thënë se ka rritje të produkteve bujqësore 29 për qind, dhe se subvencionet janë rritur në 25 për qind, raporton Ekonomia Online.

Ndër të tjera, ai tha së dyert e Ministrisë janë gjithmonë të hapura për prodhuesit.

“Kosova ka një klimë të shkëlqyeshme që mundëson kultivimin e mjedrës, përkundër sfidave që po paraqitën në intervale kohore dhe po ashtu edhe në rënie të çmimit të mjedrës. Edhe pse e kemi vërejtur një rëni në vlerën e eksportit, në anën tjetër kemi një rritje të produkteve bujqësore 29 për qind si pasojë e rritjes së çmimit në nivel global. Të dhënat që i kemi siguruar nga Dogana flasin për një eksport në vlerë prej 4.43 milionë euro”, ka thënë ministri Peci.

Edmond Gashi, menaxher i projektit “Promovimi i Ndërmarrësisë” në GIZ, ka pohuar se do ta mbështesin sektorin e bujqësisë edhe vitet në vazhdim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aston Villa ia doli mbanë në ndeshjen shtëpiake ndaj Manchester…