Prodhimet nga Kosova ekspozohen në panairin “Green Week” në Gjermani

19 janar 2019 | 12:13

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë përmes Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), ka organizuar pjesëmarrjen e gjashtë kompanive kosovare në panairin ndërkombëtar “Green Week”, që po mbahet në Berlin të Gjermanisë.

Kompanitë nga Kosova “AMO”, “ESSI”, “FRUTEX”, “ELKOS”, “Hit-Flores”, “Stonecastle Vineyards&Winery L.L.C”, po promovojnë produktet e tyre si: prodhime konditorike, fruta mali, bimë mjekuese dhe aromatike, lëngje frutash, pije alkoolike, energjike, fara të pjekura, etj.

Vizitorë të shumtë në këtë panair po shprehin interesim për produktet kosovare duke i degustuar dhe blerë ato.

Ky panair është mundësi e mirë që kompanitë kosovare të promovojnë produktet e tyre si dhe të krijojnë bashkëpunim me kompanitë pjesëmarrëse.

Panairi ndërkombëtar “Green Week” njihet si një ndër panairet më të rëndësishme të industrisë ushqimore, bujqësisë  në të cilit po marrin pjesë mbi 1700 ekspozues me mbi 100 mijë produkte nga mbarë bota.

MTI/KIESA për kompanitë vendëse ka siguruar hapësirë ekspozuese prej 112 m2, që gjendet në: hall 6.2 v4.

Panair do të jetë i hapur nga data 18 deri 27 janar 2019.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Adnan Hyseni, vëllai i të ndjerit Avni Hyseni, që ndërroi…