Prodhohet testi që jep rezultatin për koronavirus për 45 minuta

22 mars 2020 | 07:58

Administrata e Ushqimit dhe Barnave në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka njoftuar se ka aprovuar përdorimin e testit të parë që mund ta detektojë koronavirusin COVID-19 brenda 45 minutave.

Siç raporton CNN, kjo është aprovuar të premten derisa testet do të nisin javën e ardhshme.

Doktori David Persing në Cepheid, me bazë në Kaliforni, thotë se tash rezultatet do t’u jepen qytetarëve në kohë reale, transmeton “Koha”.

“Gjatë kësaj kohe të rritjes së kërkesave për shërbime spitalore, klinikat urgjentisht kanë nevojë për test diagnostik në kohë reale për pacientët”, tha ai.

Sipas tij, ky test edhe mund ta zbusë presionin e shpërfaqjes së koronavirusit.

Ky vendim erdhi pas kërkesave të mëdha që rezultatet të merren më shpejt, për ta parandaluar valën e shpërthimit të koronavirusit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka paralajmëruar se mund të…