Prodhuesi Berat Mustafa: Si mund të konkurrojmë në treg me çmim 300% më të lartë të energjisë?!

29 maj 2025 | 11:03

Prodhuesi Berat Mustafa, pronari i kompanisë “Fluidi Grup” (prodhues i vajit), ka thënë në protestën e bizneseve se asnjë prodhues nuk mund të konkurrojë me 300 për qind më shumë kosto të energjisë në treg, përballë prodhuesve të rajonit.

Në këtë kontekst, ai ka kërkuar ndihmën e institucioneve dhe qytetarëve.

“Kjo është diçka e pamundur. Unë nuk po kërkoj ndihmë vetëm nga prodhuesit, por nga të gjitha institucionet dhe qytetarët që të jenë përkrah prodhuesve vendorë. Ky është momenti i fundit kur ata mund të na ndihmojnë. Nëse nuk na ndihmojnë, besoni se të gjithë do të falimentojmë. Nuk është vetëm çështja e KESCO-s. Çmimi që na është ofruar është 265 euro për MWh. Kjo është e papërballueshme, kur e dimë se në rajon energjia për prodhuesit kushton diku rreth 110–120 euro, maksimumi 130 euro. Si mund të konkurrojmë ne në treg me një çmim që është 300 për qind më i lartë për energjinë? Nuk ka ofertë të drejtë, nuk ka çmim të arsyeshëm. Kjo është thelbi i problemit”, ka thënë Mustafa.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ylli i kinematografisë, Brad Pitt, ka dhënë një intervistë të…