Prof.Ass.Dr.Florian Miftari zgjedhet dekan i ri i Fakultetit të Edukimit Fizik dhe Sportit

24 prill 2024 | 00:22

Sot, në Universitetin e Prishtinës, është zhvilluar procesi i zgjedhjes së dekanëve të rinj në katërmbëdhjetë fakultetet e ndryshme të universitetit.

Procesi është zhvilluar në mënyrë të rregullt, të qetë dhe ka rezultuar në zgjedhjen e suksesshme të dekanëve.

Në bazë të dinamikës mbi Zgjedhjet e Përgjithshme në UP-2024, dhe me kërkesë të KZQ-UP për rend dite, po edhe të raporteve zyrtare që ka publikuar KQZ-ja, mbi rezultatet zgjedhore, KZF-FEFS, mbajti mbledhjen konstituive të Këshillit të FEFS-it.

Në mbledhjen Konstituive të Këshillit, u procedua me:

1. Verifikimi i  mandateve të anëtarëve të këshillit të fakultetit në bazë të raportit të sekretarit të fakultetit,

2. Nënshkrimi i deklaratës etike,

3. Zgjedhja e përfaqësuesit të përkohshëm  të  KF dhe dekanit në Senat,

4. Propozimet për dekan dhe votimi për zgjedhjen e dekanit.

 U procedua per te gjitha pikat e rendit te dites sipas Rregullores respektive mbi Zgjedhjet 2024.

Dhe me votë unanime nga te gjithe anëtarët e Keshillit të Fakultetit u zgjedh dekan në mandatin 4 vjeçar, Prof.as.dr. Florian Miftari. Deri tani ishte dekan, prof. Musa Selimi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një dëshmitare që ka arritur ta sheh vrasësin e gazetares…