Profa duhet ta thërrasë kuvendin e partisë e ta zgjedhim lidershipin e ri

02 dhjetor 2020 | 08:45

Deputeti i Lidhjes Demokratike i Kosovës (LDK), Fatmir Rexhepi, i ka ftuar strukturat udhëheqëse të partisë që të reflektojnë ndaj rezultatit të zgjedhjeve në Podujevë dhe kërkesave të kohës. Në një intervistë dhënë gazetës “Epoka e re” në numrin e djeshëm, ai ka thënë se ka ardhur koha për ndryshimin e lidershipit të LDK-së. Rexhepi i ka bërë thirrje liderit të partisë që ta thërrasë Kuvendin e Përgjithshëm të LDK-së i cili në janar do ta zgjidhte liderin e ri të kësaj partie.

“Duhet të thirret Kuvendi i LDK-së. Kryesia dhe lidershipi aktual duhet ta vlerësojnë këtë moment. Duhet ta falënderojmë lidershipin aktual për gjithë kontributin që ka dhënë deri më tani. Them se është rendi ta zgjedhim një lideshp të ri. Unë para dhjetë vjetëve kam qenë një kuadër që kam kërkuar që Isa Mustafa të jetë kryetar i LDK-së, sepse koha ka kërkuar atëherë që të jetë në krye të LDK-së. Edhe sot, për të njëjtat principe, për arsyet që i përmenda, mendoj se profa duhet ta thërrasë kuvendin e partisë dhe më 23 dhjetor ta paralajmërojë hapjen e garës për një lidership të ri. Mendoj se LDK-ja i ka 4-5 kuadro që mund ta udhëheqin LDK-në. Të bëhet një garë demokratike dhe rreth fituesit të bashkohemi të gjithë e të vazhdojmë përpara. Kjo do ta kthente besimin e LDK-së te të rinjtë dhe te të gjithë simpatizuesit e LDK-së që e presin ndryshimin në parti”, ka thenë Rexhepi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Britania e Madhe është bërë shteti i parë perëndimor që…