
‘Profa’ emërohet trajner i Gjilanit
Bylbyl Sokoli është emëruar trajner i SC Gjilani. Lajmin është bërë i ditur nga faqja zyrtare e skuadrës gjilanse në “Facebook”.
“Profa” edhe në të kaluarën e ka drejtuar këtë skuadër, derisa tash debutimin do ta bëjë në ndeshjen e 1/16 së finales së Kupës së Kosovës ndaj KEK-ut.
Njoftimi i SC Gjilani:
MIRËSEVJEN ‘PROFA’!
Sport Club “Gjilani” njofton se ka arritur marrëveshje me trajnerin Bylbyl Sokoli për të marrë drejtimin e skuadrës.
Debutimin për këtë edicion ai do ta bëjë në ndeshjen e 1/16 së finales së Kupës së Kosovës ndaj KEK-ut.
Kjo do jetë kontrata e dytë e punës e Sport Club “Gjilani” dhe trajnerit Sokoli, i cili kishte drejtuar skuadrën dhe katër edicion më parë.
Profesor Sokolit i urojmë mirëseardhje dhe shumë sukses drejt realizimit të objektivave që ka vendosur klubi.
(Epoka e re)