‘Profa’ zbulon arsyen e dorëheqjes

21 shtator 12:23

Bylbyl Sokoli nuk do të jetë më trajneri i skuadrës së Prishtinës. “Profa” njoftimin për dorëheqje e ka bërë sot në konferencë të jashtëzakonshme, kurse ai e kishte marr drejtimin e skuadrës kryeqytetase javë me parë dhe e drejtoi në dy ndeshje duke siguruar një fitore dhe një humbje.

Sokoli ka thënë se arsyet e dorëheqjes janë për shkaqe shëndetësore dhe jo nga presioni.

“Dua të informoj se për shkaqe shëndetësore, një intervenimi në gjurin e djathtë, do të mungoj dy muaj. Falënderoj të gjithë për mbështetjen. Prishtina ka ekip të mirë dhe jam i bindur se do të vazhdojë me suksese dhe besojë se do të jetë konkurrent për titull të kampionit. Dorëheqja ime nuk ka të bëjë me presione por me shkaqe shëndetësore”, ka thënë Sokoli.

/Epoka e re/

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-lojtari e trajneri i mirënjohur kosovar, Sami Sermaxhaj, ka mbrojtur…