Profesor Millaku takohet me Haradinajn, diskutojnë për temat socio-politike

08 mars 2021 | 14:20

Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, profesor Shkelqim Millaku, ka takuar sot liderin e kësaj partie, Ramush Haradinaj.

Millaku përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka bërë me dije se me Haradinajn kanë biseduar për shumë tema të ndryshme socio-politike.

“Proceset kohore që ne jemi duke i jetuar, në kronologji të kohës do të dëshmojnë se kush ishin dhe janë çlirimtarët, kush ishin kontributdhënësit apo aleatët për liri dhe për shtetndërtim, por edhe dashamirësit për integrim evropian”, ka shkruar Millaku.

Postimi i plotë i tij:

Të dashur miq,
“Politika është e keqe, përderisa nuk merren njerëzit e mirë me atë (RH)”.
Gjeopolitika dhe gjeostrategjia e politikbërjes në shoqërinë tonë, shpeshherë ka ecur nëpër rrugë të vështira, por edhe është e dëshmuar se na duhet punë sistematike për të vërtetuar se vendi ynë dhe shoqëria jonë është demokratike dhe ka orientim perëndimor.
Proceset kohore që ne jemi duke i jetuar, në kronologji të kohës do të dëshmojnë se kush ishin dhe janë çlirimtarët, kush ishin kontributdhënësit apo aleatët për liri dhe për shtetndërtim, por edhe dashamirësit për integrim europian.
Sot kisha nderin të takohem me z. Ramush Haradinajn, me të cilin biseduam për shumë tema të ndryshme socio-politike.
Vazhdojmë… dhe na shkoftë puna mbarë!
Juaji,
Shkelqimi

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me rastin e 8 marsit, Ditës së Gruas, drejtori i…