Profesor Osman Gashi të mërkurën në IA mban ligjëratën “Letërsia në udhëkryq”

15 dhjetor 2025 | 15:57

Instituti Albanologjik, gjegjësisht Dega e Letërsisë, organizon aktivitetin shkencor të radhës në kuadër të programit të ligjëratave publike “Leksione albanologjike”. Këtë herë do të paraqitet profesori universitar dhe studiuesi i njohur i letërsisë shqipe dhe botërore, prof. dr. Osman Gashi.

Ligjërata e tij do ta ketë titullin “Letërsia në udhëkryq : (kontekstet lokale dhe narrativat globale)” dhe do të mbahet më 17.12.2025, ditë mërkurë, me fillim ora 11:00, në sallën e katit të epërm të Institutit Albanologjik.

Profesor Osman Gashi është ligjërues shumëvjeçar në Departamentin e Letërsisë të Fakulteti të Filologjisë të Universitetit të Prishtinës dhe autor i shumë veprave artistike dhe studimore në fushë të letërsisë dhe krahasimit mes artit letrar shqiptar dhe atij botëror.

Osman Gashi është një nga kontribuuesit dhe njohësit më të mirë të sotëm shqiptarë të studimeve krahasimtare letrare.

Drejtues/moderues i këtij aktiviteti shkencor do të jetë dr. Gëzim Aliu, bashkëpunëtor i lartë shkencor në Institutin Albanologjik, njëherësh shef i Degës së Letërsisë-IAP.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj,…