
Profesoresha universitare Albulena Brestovci-Agushi i bashkohet PDK-së në Lipjan
Kandidati i PDK-së për kryetar të Lipjanit, Shukri Buja, ka njoftuar se radhëve të kësaj partie i është bashkuar Albulena Brestovci Agushi profesoreshë universitare dhe studiuese.
Buja ka thënë se zonja Brestovci-Agushi do të jetë kandidate për Asamblenë Komunale në Lipjan nga radhët e PDK-së.
“Me një karrierë të pasur akademike dhe profesionale në fushën e administratës publike, Albulena përfaqëson më së miri gjeneratën e re të grave të përgatitura që e duan vendin dhe janë të gatshme të kontribuojnë me dije, përvojë dhe përkushtim.Ajo është në prag të marrjes së titullit doktor shkence në fushën e administratës publike, duke qenë e vetmja femër në Kosovës me tri nivele të studimit për administratën publike. Ka ligjëruar për vite me radhë në Kolegjin AAB dhe ka publikuar punime shkencore në revista prestigjioze ndërkombëtare. Përvoja e saj në institucione publike dhe organizata ndërkombëtare, si dhe angazhimi i saj në trajnime e konferenca, e bëjnë Albulenën një vlerë të shtuar për partinë tonë dhe për Lipjanin” shkruan Buja.
Ai ka thënë se me aderimin e saj, PDK-ja, po forcohet me njerëz të dijes gra të guximshme dhe profesioniste.
“Me aderimin e saj, PDK po forcohet me njerëz të dijes, me gra të guximshme dhe profesioniste që besojnë në një politikë të drejtë, të ndershme dhe zhvillimore. Mirë se erdhe Albulena: rrugëtimi ynë drejt fitores bëhet edhe më i sigurt me ty” shkruan ai.
Kujtojmë se Albulena Brestovci-Agushi është motra e Bekim Brestovcit, drejtor i Shërbimeve Publike në komunën e Prishtinës.
Postimi i plotë:
Albulena Brestovci Agushi: një emër me peshë akademike dhe profesionale i bashkohet PDK-së!
PhDc. Albulena Brestovci Agushi, profesoreshë universitare, studiuese e palodhur dhe zë i fuqishëm i mirëqeverisjes, i bashkohet shtëpisë sonë të madhe:
Partisë Demokratike të Kosovës. Albulena do të jetë kandidate për Asamblenë Komunale në Lipjan nga radhët e PDK-së.
Me një karrierë të pasur akademike dhe profesionale në fushën e administratës publike, Albulena përfaqëson më së miri gjeneratën e re të grave të përgatitura që e duan vendin dhe janë të gatshme të kontribuojnë me dije, përvojë dhe përkushtim.
Ajo është në prag të marrjes së titullit doktor shkence në fushën e administratës publike, duke qenë e vetmja femër në Kosovës me tri nivele të studimit për administratën publike.
Ka ligjëruar për vite me radhë në Kolegjin AAB dhe ka publikuar punime shkencore në revista prestigjioze ndërkombëtare. Përvoja e saj në institucione publike dhe organizata ndërkombëtare, si dhe angazhimi i saj në trajnime e konferenca, e bëjnë Albulenën një vlerë të shtuar për partinë tonë dhe për Lipjanin.
Albulena Brestovci Agushi ka pasur një rrugëtim të gjatë dhe aktiv politik brenda LDK-së, ku që nga viti 2006 ka shërbyer si anëtare dhe më pas si sekretare e
Forumit Rinor, ka qenë kandidate për Asamblenë Komunale të Lipjanit dhe ka ushtruar funksionin e nënkryetares së Forumit të Gruas deri në vitin 2019.
Me aderimin e saj, PDK po forcohet me njerëz të dijes, me gra të guximshme dhe profesioniste që besojnë në një politikë të drejtë, të ndershme dhe zhvillimore.
Mirë se erdhe Albulena: rrugëtimi ynë drejt fitores bëhet edhe më i sigurt me ty!