Profesori amerikan: Ishte e pritshme që Osmani ta tejkalonte Vuçiqin me paraqitjen e saj në KS të OKB-së

23 prill 2024 | 14:52

Edward Joseph, profesori i Universitetit “John Hopkins, e ka lëvduar presidenten Vjosa Osmani për paraqitjen e djeshme të saj në seancën raportuese për Kosovën në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Me anë të një postimi në platformën “X”, ai ka theksuar se Osmani me fjalimin e saj e ka mbizotëruar presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.

“Surpriza më e madhe nga përballja në KS të OKB-së në mes të presidentes së Kosovës ,Vjosa Osmani dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ishte se Vuçiqi bombastik u tejkalua nga Osmani dinjitoze dhe e përgatitur tërësisht? Jo, kjo ishte e pritshme”, ka shkruar Joseph.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes është takuar të…