Profesori amerikan: Kam kaluar vite duke analizuar fotografitë, në Mars ka insekte

21 nëntor 20:47

“Në Mars ka patur dhe ka ende jetë”. Nuk është slogani i një seriali në Netflix, por deklarata e bujshme e një profesori të Universitetit të Ohio, në Shtetet e Bashkuara, thelbi i një ligjërate konferencën vjetore të Shoqatës së Entomologjisë, asaj pjese të shkencës që studion insektet.

William Romoser ka kaluar disa vjet duke studiuar çdo piksel të fotografive që vinin nga “planeti i kuq” nga sondat dhe robotët Viking, Pathfinder dhe veçanërisht Curiosity, dhe ka ardhur në përfundimin që disa nga ato dritëhije që fillimisht janë injoruar nga NASA janë në të vërtetë prova e ekzistencës së jetës në atë planet.

Shkencëtari thotë se ka parë elementë të ndryshëm të trupit, fletët dhe antenat e disa krijesave që ai përcakton si insekte, madje në një pamje ai thotë se ka pikasur fluturimin e njërit prej tyre.

Romoser deklaroi që janë edhe të qarta pamjet e disa pellgjeve uji. “Kemi të bëjmë me një bazë solide të dhënash që kërkon thellime të mëtejshme”, përfundoi Romoser.

Kolegët e tij ndahen në ato që mohojnë mundësinë dhe ata që mendojnë se provat e tij nuk janë të mjaftueshme.

Por të gjithë janë dakord që misionet e ardhshme, duke filluar nga ajo që nis vitin  e ardhshëm për të përfunduar në 2021, mund të japin përgjigje më të qarta dhe ndoshta të bujshme mbi “planetin e kuq”./A2

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këshilli i BE-së dhe Parlamenti Europian arritën një marrëveshje mbi…