Profesori amerikan: Kosova të ketë kujdes nga agjenda islamike e Erdoganit

27 korrik 2021 | 15:22

Profesori amerikan, njëherësh ekspert i çështjeve të Ballkanit Perëndimor, Alon Ben-Meir në një intervistë për “Radion Evropa e Lirë”, ka thënë se institucionet e Kosovës duhet të tregohen të kujdesshme me iniciativën e presidentit të Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, i cili ditë më parë ka deklaruar se së bashku me presidentin amerikan, Joe Biden, do të angazhohet që të sigurojë njohje të reja për Kosovën.

Ben-Meir, që është profesor pranë Qendrës për Çështje Globale në Universitetin e Nju Jorkut, ka thënë se është në rregull që Kosova të ketë raporte të mira me Turqinë, por sipas tij Qeveria e Kosovës nuk duhet t’i nënshtrohet agjendës së këtij shteti si dhe agjendës islamike të Erdoganit.

Profesori Ben-Meir në këtë intervistë ka folur edhe për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, për të cilin proces nuk është shumë optimist se shpejt mund të përfundojë me një marrëveshje finale.

Pos tjerash, Ben-Meir është një ekspert në çështjet e Lindjes së Mesme, negociatat ndërkombëtare dhe zgjidhjen e konflikteve. Një pjesë të konsiderueshme të karrierës së tij e ka kaluar duke u marrë me konfliktin izraelito-palestinez.

Intervistën e plotë mund ta lexoni: KËTU

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Miliarderët Bill Gates dhe George Soros janë pjesë e një…