Profesori Gëzim Qerimi: Faleminderit gjeneral Clark, zëri dhe lajmtari i së vërtetës
18 nëntor 2025
| 20:20
Profesori universitar, Gëzim Qerimi, ka falënderuar gjeneralin Clark për dëshmin e dhënë në Gjykatën Speciale në mbrojtje të Hashim Thaçit në Hagë.
“Faleminderit gjeneral Clark, zëri dhe lajmtari i së vërtetës. Komploti i Serbisë, Rusisë dhe disa shqiptarëve kundër UÇK-së po dështon plotësisht, dhe me këtë dështim po vjen momenti i lirisë për çlirimtarët tanë”, ka shkruar Qerimi në “Facebook”.



