
Profesori Milaim Qorraj publikon foton e 1977-s bashkë me Ramush Tahirin dhe heroin Fehmi Lladrovci në Gjirokastër
Profesori Milaim Qorraj e ka pritur me dhimbje lajmin për vdekjen e shokut të tij, politologut Ramush Tahiri.
Qorraj përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka postuar një fotografi të vitit 1977 e bërë në Gjirokastër.
Në këtë foto shihet Ramush Tahiri, heroi Fehmi Lladrovci, Qazim Veseli, Milaim Qorraj, Mehmet Kadrijaj dhe dëshmori Zeq Hasaj.
Postimi i plotë i Milaim Qorrajt:
Ike shumë shpejt baca Ramush, kjo foto është në kurrikun e vitit 1977 në Gjirokastër. Nga e majta në të djathtë Qazim Veseli, dëshmori Fehmi Lladrovci ku ta ka vu dorën në shpind, Milaim Qorraj, Mehmet Kadrijaj dhe Dëshmori Zeq Hasaj – të presin dëshmorët e Kombit – që edhe ju dhat shumë për qështjen kombëtare pusho i qetë në Kosovën e Lirë që aq shumë e deshte. Përherë të kujtojmë.