
Profili i 4-shit të PDK-së në Gjilan
Izmi Zeka është një emër i njohur në politikë dhe institucione, me një përvojë të gjatë e të pasur në shërbim të qytetarëve të Gjilanit dhe më gjerë.
Në zgjedhje lokale të 12 tetorit ai garon për Asamblenë Komunale në Gjilan dhe mban numrin 4 në listën e PDK-së.
Gjatë karrierës së tij ai ka mbajtur pozita të rëndësishme, duke shërbyer si kryetar i Degës së PDK-së në Gjilan, si kryesues i Kuvendit Komunal dhe më vonë si Zëvendësministër i Punëve të Brendshme.
Angazhimi i tij i pandërprerë dhe konsistenca në përfaqësim e bëjnë një figurë me kredibilitet të lartë dhe me përvojë të dëshmuar në politikë e administratë.
Izmi Zeka rrjedh nga një familje e lavdishme, pjesë e së cilës është edhe heroi Kadri Zeka, duke mbartur me krenari vlerat e sakrificës dhe përkushtimit për vendin.
Me përvojën dhe vizionin e tij, ai është i gatshëm të vazhdojë misionin e shërbimit publik për një Gjilan më të fortë, më të zhvilluar dhe më afër qytetarëve.