Prognoza e Milaim Zekës: Memli Krasniqi do të jetë kryetar i PDK-së, Gent Cakaj dhe Vlora Çitaku do jenë nënkryetarë

22 qershor 21:58

Gazetari Milaim Zeka, është shprehur i bindur se kryetar i ardhshëm i PDK-së, do të zgjedhet Memli Krasniqi.

Zeka thotë se ka burime mirë të informuara brenda PDK-së dhe se nënkryetarë të PDK-së, do të jenë Gent Cakaj dhe Vlora Çitaku.

Ani pse Cakaj tashmë ka konfirmuar se nuk do të jetë kandidat për kryetar të PDK-së, Zeka tha se ai do të aderojë në PDK pas disa muajsh, së bashku me disa persona tjerë.

“Memli Krasniqi do të jetë kryetar i PDK-së. Gent Cakaj do të jetë nënkryetar i PDK-së. Vlora Çitaku do të jetë nënkryetare e PDK-së. Gent Cakaj do të aderojë në PDK, me disa njerëz tjerë, pas disa muajsh”, ka thënë Zeka ndër të tjera në Politiko në Kanal 10.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skocia e ka mbyllur me rezultat 1-1, pjesën e parë…