Programi Botëror i Ushqimit: Një e treta e palestinezëve në Gaza nuk kanë ngrënë prej ditësh

27 korrik 2025 | 16:07

Statistikat nga Programi Botëror i Ushqimit (WFP) nxjerrin në pah shkallën e madhe të krizës së urisë në Gaza.

Një e treta e palestinezëve në Gaza nuk kanë ngrënë prej ditësh dhe gati gjysmë milioni po përballen me “kushte të ngjashme me urinë”, tha agjencia e OKB-së.

“Një armëpushim i dakordësuar është e vetmja mënyrë që ndihma humanitare t’i arrijë të gjithë popullsisë civile në Gaza me furnizime kritike ushqimore në një mënyrë të qëndrueshme, të parashikueshme, të rregullt dhe të sigurt – kudo që të jenë në të gjithë Rripin e Gazës”, tha WFP në një deklaratë.

“Projekti Botëror i Ushqimit (WFP) ka ushqim të mjaftueshëm në rajon – ose është në rrugë drejt tij – për të ushqyer të gjithë popullsinë prej 2.1 milionë njerëzish për gati tre muaj”, shtoi deklarata.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një ditë e veçantë për Lorik Canën. Ish-mbrojtësi i Lazios…