
Projeksioni i Armend Mujës për zgjedhjet në ShBA: Bideni merr 52.5% të votave, Trumpi merr 44% të votave
27 tetor 2020
| 22:26
Profesori universitar Armend Muja për emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini ka bërë një projeksion të rezultatit të zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Muja thotë se rezultatet e këtij projeksioni vijnë nga dhjetëra mijëra sondazhe që janë bërë në Amerikë për këtë garë.
“Deri sot, mesatarja e të gjitha sondazheve që kanë bërë matjen e opinionit në SHBA tregojnë se 52.52 % e votuesve mbështesin Biden, 44 % janë për Trump ndërsa pjesa tjetër janë votues të partive të vogla ose janë të pavendosur”, ka thënë ai.
Muja thotë se votuesit tjerë vështirë se mund ta ndryshojnë rrjedhjen e garës.
Analisti thotë se në bazë të probabilitetit gjasat e Bidenit janë shumë të mëdha për të qenë president në krahasim me Trumpin.