
Projekti luksoz që dështoi keq, Rihanna humb 36 milionë dollarë nga…
Këngëtarja e famshme, Rihanna, ka humbur plot 36 milionë dollarë nga bashkëpunimi i saj me gjigantin francez të modës, Louis Vuitton, pasi linja e veshjeve “Fenty” dështoi dhe u mbyll vetëm dy vite pas lançimit.
Sipas dokumenteve financiare të kompanisë së saj britanike, “Denim UK Holdings”, 37-vjeçarja kishte investuar gati 30 milionë euro, ndërsa Louis Vuitton përmes grupit LVMH kishte shtuar edhe 30 milionë të tjera.
Por pandemia e Covid-19, kufizimet e udhëtimit dhe çmimet e larta të produkteve — deri në 1,000 dollarë për një xhaketë xhinsi — çuan në mbylljen e markës luksoze, shkruan “Daily Mail”.
Në atë kohë, superylli dhe LVMH njoftuan se do të përqendroheshin te linjat e tjera më fitimprurëse, si “Fenty Beauty” dhe “Savage X Fenty”, që sot e kanë bërë artisten një nga gratë më të pasura në botë me një pasuri prej 1.4 miliardë dollarësh.
“Gratë janë forca e kësaj toke. Fenty flet për çdo anë të jonë”, kishte deklaruar Rihanna në prezantimin e koleksionit të parë në Paris.
E lindur në Barbados dhe e zbuluar nga Jay-Z në vitin 2003, Rihanna është sot një nga artistet më të suksesshme të të gjitha kohërave, me mbi 250 milionë disqe të shitura dhe dhjetëra hite botërore.