Projektligji që i ndau partitë

12 gusht 2020 | 08:08

Pas kundërshtimeve të njëpasnjëshme të bashkësisë ndërkombëtare, veçanërisht të ambasadorit amerikan Philip Kossnet, partitë politike i kanë “rishqyrtuar” edhe një herë qëndrimet e tyre sa i përket mbështetjes ose jo të Projektligjit për mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK-së.

Projektligj është kritikuar nga ndërkombëtarët, të cilët e shohin atë si kërcënim për lirinë e shprehjes së qytetarëve. Si përgjigje, Partia Demokratike e Kosovës (PDK-ja), si iniciuese e kësaj nisme, ka thënë se është e hapur për t’i bërë ndryshimet e kërkuara nga pozita e opozita.

Gazmend Bytyqi i PDK-së tha për KOHËN se partia e tij i mirëpret ndryshimet e kërkuara nga të gjitha partitë, por që kjo, sipas tij, mund të bëhet vetëm pasi projektligji të ketë kaluar në lexim të parë. “Të enjten besoj se do të kemi seancë në Kuvend dhe mund ta bëjmë edhe këtë pjesë. Ne, vazhdimisht kemi thënë që jemi të hapur të bëjmë ndryshimet e nevojshme. Por, ndryshimet mund të bëhen vetëm pasi të kalohet në lexim të dyte, pra duhet ta votojmë në leximin e parë, pastaj mund t’i bëjmë plotësimet e nevojshme”, ka thënë ai.

Neni 5 i këtij projektligji parasheh që “çdo zyrtar publik dhe qytetar i Republikës së Kosovës detyrohet t’i respektojë dhe t’i mbrojë vlerat e luftës të përcaktuara me këtë ligj në çdo kohë dhe çdo rrethanë brenda dhe jashtë vendit”. Vlerat e luftës në këtë projektligj janë specifikuar edhe në nenin 3, dhe mosrespektimi i tyre sipas nenit 9 mund të sanksionohet edhe me burg, meqë neni 9 thotë se “shkelja e dispozitave të këtij ligji sanksionohet sipas legjislacionit në fuqi”.

Këto nene, por edhe disa të tjera, po kundërshtohen nga partia më e madhe opozitare, Lëvizja Vetëvendosje (LV). Shefi i grupit parlamentar i LV-së, Rexhep Selimi, i ka thënë KOHËS se vlerëson se qëndron një hile e fshehur në këtë projektligj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja serbe e Drejtësisë, Nela Kuburoviç, tha se Serbia kurrë…