
Prokurorëve të sulmuar duhet t’u ofrohet siguri, jeta e tyre është e rrezikuar nga qeveritarët
22 gusht 2023
| 00:50
Avokati Xhevdet Smakiqi, ka theksuar se Këshilli Prokurorial i Kosovelës duhet të marrë vendim që prokurorët e sulmuar dhe etiketuar Milot Krasniqi dhe Valdet Gashi nga kryeministri Albin Kurti, ministrat Hekuran Murati, Rozeta Hajdari, Albulena Haxhiu, zv/ministri Hysen Durmishi Arber Rexha dhe Armend Muja, t’ju oforhet siguri personale e familjare.
Sipas avokatit Smakiqi jeta e tyre është e rrezikuar nga qeveritarët.
“Shteti i së drejtës nuk guxon të sfidohet nga askush, e më së paku nga Qeveria dhe deputetët”, ka shkruar Smakiqi në “Facebook”