Prokurori i Speciales: Thaçi dhe Veseli sollën shtatë ‘RPG’ për t’i sulmuar stacionet policore serbe
Prokurori Alan Tieger i është rikthyer procesit gjyqësor duke përmendur se çfarë kanë thënë disa prej dëshmitarëve.
Ai ka përsëritur se Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli ishin në vijën e parë të UÇK-së prej fillimit dhe kishin rol të rëndësishëm.
Tieger ka përmendur që të dy kanë shkuar në Zvicër më 1994 dhe deri më 1998 janë kthyer në Kosovë çdo 3-4 muaj dhe kanë qëndruar aty për disa javë secilën herë.
“Thaçi dhe Veseli kanë pasur detyra të rëndësishme gjatë asaj kohe, të mbanin kontakte, të sillnin armë, përfshirë shtatë prej 12 ‘RPG’-ve që u përdorën në sulmet e sinkronizuara ndaj 12 stacioneve policore serbe në shtator të 1997-s”, ka thënë Tiger.
Sipas tij, Thaçi e ka fituar reputacionin e personit që lidhi luftëtarët në Kosovë dhe planifikuesit që jetonin në mërgim.



