Prokurori publik i krahinës së Kosovës e Metohisë, Ali Shukrija

23 nëntor 11:18

Prof. dr. Sabile Keçmezi-Basha

(Procesi gjyqësor i Prizrenit më 1946 sipas dokumenteve të gjykatave ish-jugosllave. Para trupit gjykues dolën 34 patriotë të cilëve gjyqi ua shqiptoi dënimet: gjashtë veta i dënoi me pushkatim, të tjerët me vite të shumta burg) /29/

(Sqarim: Shkrimi në vazhdim botohet pa i bërë redakturë gjuhësore pasi është i shkruar si në dokumentet origjinale)

  1. P. 17/45

AKT-GJYKIM

NË EMËR TË POPULLIT TË JUGOSLLAVISË

 

Gjykata Popullore e Krahinës në Prizren,e formuar prej Kryetarit të Gjyqit Hivzi Sylejmanit, si kryetar i Kolegjiumit, me gjyqtarët e Popullit Predrag Ajtiq e Ahmet Nallbanin, si anëtar të kolegjiumit, duke qenë të asistuar prej Sekretarit Mustafa Biqoku, në çështjen penale kundër të të akuzuarve Laura Shmanit dhe të tjerave nga Prizreni, dhe në bazë të Pretencës së Prokurorit Publik për Kosovë P,nr.202/45 Datë 12.X.1945 për faje të parapara në nenin 6 të Ligjit mbi fajet Kundër Popullit dhe Shtetit. Pasi u mbajt seanca kryesore Publikisht në Prizren me Datë 22-23 Tetor 1945, në prezencën e të akuzuarve dhe të zëvendës Prokurorit Publik për Kosovë, Radoje Vukqeviqit, dhe pasi u dëgjua pretenca përfundimtare që të dënohen, si dhe fjala e fundit të të pandehurave që kërkuan të lirohen nga akuza e bërë ose më në fund t’u jepet dënimi sa ma i vogël.

Vendosi

  1. E pandehura Laura Shmani, prej babës Ugo dhe të ëmës Luqije, e lindur në Furije, në moshën 25 vjeçare, e lindur në parma, provinca Emilija-Itali, e martuar për Riza Alin, jeton në Prizren, shtëpiake me kombësi Italiane dhe me besim katolik, një fëmijë, me gjendje ekonomike të keqe, e pa dënuar, tash gjendet e rreshtuar në burg.
  2. E pandehura Nesibe Zhuri, prej babës Hysejn e së ëmës Fatime, 17 vjeçe, e lindur dhe jeton në Prizren, nxënëse Gjimnazi, shqiptare me besim mysliman, nënshtetase Jugosllave, e pa martuar, me gjendje ekonomike të keqe, e pa dënuar, tash gjendet e rreshtuar në burg.
  3. E pandehura Gjyljana Mateja, prej babës Tomes dhe nënës Palinë Kola, 18 vjeç,e lindur dhe jeton në Prizren, me profesion rrobaqepëse, shqiptare me besim katolik, nënshtetase Jugosllave, e pa martuar, me gjendje ekonomike të keqe, e pa dënuar tash gjendet e rreshtuar në burg.
  4. E pandehura Luqije Bashota, prej babës Luzë e nënës Mrika Luzi, 17 vjeçe, e lindur dhe jeton në Prizren, nxënëse e Gjimnazit, shqiptarë me besim katolik, nënshtetase Jugosllave, e pa martuar, me gjendje ekonomike mesatare, e pa dënuar, tash gjendet e rreshtuar në burg.
  5. E pandehura Roza Mjeda, prej babës Kristo e së ëmës Qiqile Juku,18 vjeçe, e lindur dhe banuese në Prizren, me profesion rrobaqepëse, shqiptare me besim katolik, nënshtetase Jugosllave, e pa martuar, me gjendje ekonomike të keqe,e pa dënuar, tash gjendet e rreshtuar në burg.
  6. E pandehura Roza Cuki, prej babës Ndreka e nënës Qiqilija Shahini, 21 vjeçe, e lindur dhe jeton në Prizren, shtëpiake, shqiptare me besim katolik, nënshtetase Jugosllave, e pa martuar, me gjendje ekonomike mesatare e pa dënuar, tash gjendet e rreshtuar në burg.

Janë fajtor:

  1. Sepse, në muajin Maj të vitit 1945 sipas udhëzimeve dhe në marrëveshje me bandat e armatosura balliste, të cilat janë arratis prej Pushtetit Popullor, me qëllim që këto ta luftojnë dhe në influencë me përmbys rregullimin shtetëror që është, ato kanë formuar Komitetin Femëror Ballistë në Prizren dhe janë betuar që do t’i ndihmojnë bandat e arratisura dhe do të luftojnë kundër Partizanëve, kjo do të thotë kundër Jugosllavisë Demokratike Federative.
  2. Sepse, pas formimit të komitetit, duke e zhvillu punën e tyre ju kanë dhënë informata bandave të arratisura mbi ushtrinë tonë dhe lëvizjet e saja, si dhe mbi veprimin e pushtetit shtetëror, ku bandat duke përfituar nga këto informata të munden me zhvilluar më fort punën e tyre shkatërruese. Që të pandehurat Laura Shmani e Nesibe Zhuri kanë shkuar për tu takuar me të arratisurit, për t’ju transmetuar informata dhe të bëjnë marrëveshje për veprim.
  3. Sepse, kanë mbledh ndihma materiale dhe armë për bandat e arratisura, me qëllim që t’i mbajnë dhe t’i forcojnë dhe me anën e kurilëve ju kanë dërguar tre revolverë me municion, pesë bomba, një makinë shkrimi, një sasi sapunë e sende të tjera.

Pra, kanë krijuar Komitetin Femëror Ballistë sipas udhëzimeve dhe marrëveshjes së bërë me bandat e arratisura balliste, me qëllim që nën udhëheqjen e këtyre bandave të veprojnë për rrëzimin e pushtetit me violencë të rregullimit shtetëror që është, si dhe u kanë dërguar informata bandave në mal dhe u kanë ndihmuar me material, me armë dhe me këtë kanë kryer krim kundër Popullit dhe Shtetit, të paraparë me nenin 6 të Ligjit mbi fajet kundër Popullit dhe Shtetit.

Prandaj, Gjykata për sa u tha, në bazë të nenit 6 të Ligjit mbi fajet kundër Popullit dhe Shtetit në lidhje me nenin 1, pika 10 e 9, dhe nenit 8 fraza 1, të ligjit mbi llojin e dënimeve dhe Ligjit mbi konfiskimin e pasurisë dhe ekzekutimin e konfiskimit;

Gjykon

  1. Të pandehurën Laura Shmani me dënim humbje lirie dhe me punë të detyrueshme në vazhdim prej 5 vjetësh, me kusht që dënimi t’i llogaritet nga data e rreshtimit, me dënim të humbjes të drejtave politike e disa qytetare në përjashtim të atyre prindërore në vazhdim prej 5 vjetësh që do t’i llogaritet pas vuajtjes së dënimit, dhe me dënim të konfiskimit të pasurisë të një shtëpie në rrugën Marrshall Tito në Prizren.
  2. Të pandehurën Gjyljane Mateja, me dënim të humbjes së lirive, me punë të detyrueshme në vazhdim prej 2 vjetësh, me kusht që dënimi t’i llogaritet prej datës së rreshtimit, me dënim të humbjes së drejtave politike dhe disa qytetare përveç të atyre prindërore në vazhdim prej 3 vjetësh, e cila do t’i llogaritet pas vuajtjes së dënimit.
  3. Të pandehurës Luqije Bashotës dhe Rroza Mjedës, me dënim të humbjes së lirisë me punë të detyrueshme, në vazhdim prej një viti dhe do t’i llogaritet prej datës së rreshtimit.
  4. Të pandehurat Nasibe Zhuri dhe Reza Qukin, me dënim të humbjes së lirisë me punë të detyrueshme në kohëzgjatje prej një viti, ndëshkimi i cili është kondicional dhe pezullohet për një vjet kohe.
  5. Lirohen nga akuza:
  6. E pandehura Mana Shyti, prej babës Shuti e nënës Gjylë, 19 vjeçe, e lindur në Katundin e ri nën prefekturën e Gjakovës, jeton në Prizren, shtëpiake, shqiptare me besim katolik, nënshtetase Jugosllave, e pa martuar, me gjendje ekonomike të keqe, e pa dënuar.
  7. E pandehura Qiqilije Krasniqi, prej babës Kolë dhe nënës Roza Mhilli, 23 vjeçe, e lindur dhe jeton në Prizren, shqiptare e besimit katolik, shtëpiake, nënshtetase Jugosllave,e pa martuar, me gjendje ekonomike të keqe, e pa dënuar.
  8. E pandehura Mrika Gjoka, prej babës Prenga e nënës Marija Marku, 19 vjeçe, e lindur dhe jeton në Prizren, shtëpiake, shqiptare me besim katolik, nënshtetase Jugosllave, e pa martuar me gjendje ekonomike të keqe, e pa dënuar.

Arsyetim

Pasi mori fund seanca kryesore dhe në bazë të shqyrtimit të gjithë anshëm me kujdes dhe ndërgjegjeje të të gjithë materialit provues,Gjykata konstaton: Se të pandehurat Nesibe Zhuri,Roza Mjeda dhe Roza Cuki,në fillim të muajit Maj të këtij viti kanë formuar Komitetin Femëror Ballist me ndihmën e Sefedin Hajredinit, i cili atëherë ka jetuar legalisht në Prizren si i besueshëm i Ballistëve, dhe pasi e formoi komitetin ka ikur në mal te të arratisurit. Pastaj, Gjykata ka konstatuar se janë mbajt shumë mbledhje në mes të të pandehurave të lartpërmendura. Në njërën nga këto mbledhje e formojnë komitetin me qëllim që të luftojnë kundër partizanëve, d.m.th. kundër rregullimit shtetëror që është dhe që të ndihmojnë me të gjitha fuqitë të arratisurit-Bandat Balliste. Në këtë mbledhje kanë mbajtur fjalë e pandehura Laura dhe Nesibja, ku e kanë shpjeguar qëllimin e organizatës. Pas kësaj kanë dhënë betimin, i cili sipas thënieve të Nasibës ishte: Betohemi në Flamurin tonë Shqiptar që do punojmë për Lirin tonë dhe që do të luftojmë në të gjitha anën kundër partizanëve dhe kurrë nuk do të tradhtojmë idenë tonë. Pas dhënies së betimit është zgjedh këshilli, i cili sipas thënieve të Lucia Bashotës, duhej që të jepte direktiva për punë dhe të merrte informata mbi veprimin nga terreni. Për kryetare të komitetit është zgjedhur e pandehura Gjyljane Mateja, sekretare e pandehura Lucija Bashota, arkëtare e pandehura Nesibe Zhuri. Laura Shmani ka marrë për detyrë që me anë të kurilëve materialin e mbledhur tua dërgoj bandave në mal, kurse të pandehurat Roza Mjeda dhe Roza Cuki do të mblidhnin informata dhe material për t’ia dorëzuar të pandehurës Laura.

Për këtë Gjykata ka konstatuar se të pandehurat kanë mundur gjatë dy muajve veprimi të ju dërgojnë bandave informatat e ndryshme, të cilat atyre ju kanë shërbyer mirë për orientim dhe për të bërë aksione, u kanë dërguar 3 revolverë me municione, pesë bomba, një sasi sapun, krip, opinga dhe material tjetër.

Po ashtu, është vërtetuar se e pandehura Laura ka organizuar ikjen dhe dërgimin e kurilit , Çetnikëve Mila Bilijbajkiqin te bandat Balliste në mal.

Nga pohimi i të pandehurës Laura dhe Nesibe, gjykata ka konstatuar se ato kanë shkuar në muajin Maj të këtij viti te bandat në mal për tu marrë veshë dhe për tu këshilluar për punë.

Po ashtu, Gjykata ka konstatuar se të pandehurat Nesibe Zhuri, Gjyljane Mateja,Luqija Bashota dhe Roza qysh në pranverën e vitit 1944 kanë pranuar të punojnë për organizatën e Ballit, ta shumëzojnë materialin e saj propagandistik, t’i qëndisin shenjat balliste dhe t’i mbledhin në organizatë edhe vajzat e tjera.

Si ma lartë, gjykata e ka vërtetuar me pohimin e të pandehurave si gjatë hetimeve edhe në seancën kryesore edhe në ngarkimet e fajit njëra- tjetrës.

Gjykata e çmon mbrojtjen e të pandehurave, si të të pandehurës Laura që të gjitha i ka bërë për interesin e burrit, i cili ndodhet në mal, e që më vonë nuk ka qenë aktive dhe e ka pezulluar punën, ashtu edhe në mbrojtjen e të pandehurës Nasibe,Luqije,Gjyljana, Rozës, Mjedës dhe Roza Cukit, e cila është e njëjtë dhe në thëniet e tyre se si të reja janë mashtruar, se nuk kanë punuar asgjë me rëndësi, me përjashtim që diçka material kanë mbledhë për ballistët e tjera.

Prandaj, duke marrë parasysh atë që është vërtetuar i ka refuzuar mbrojtjet e tyre si të pa vërteta.

Nga të gjitha sa u tha më lartë dhe fakteve të vërtetuara, gjykata ka konstatua se “Në veprimet e të pandehurave të lartpërmendura ekzistojnë të gjitha elementet themelore të parapara me nenin 6 të Ligjit mbi fajet kundër Popullit dhe Shtetit, me qenë se organizata e tyre ishte pjesë e pa ndashme e organizatës së Ballit, e cila ka pas për qëllim që me anë të violencës ta rrëzoj rregullimin shtetëror që është.

Me rastin e caktimit të dënimit të të pandehurave të lartpërmendura, Gjykata veç e veç i ka caktuar gradat e përgjegjësisë së tyre dhe ka konstatuar:

Se e pandehura Laura si Fashiste dhe gruaja e kriminelit të famshëm Ali Rizës, armike e përbetuar e rregullit shtetëror që është, me paramendim dhe me ndërgjegje ka hyrë në organizatë dhe se ka qenë lidhje kryesore dhe e përhershme në mes të komitetit dhe bandave, se në punë ka qenë shumë aktive, me vullnet plotësisht i ka kryer detyrat e marra, se përherë me anën e kurilëve i ka informuar bandat në mal me të gjitha që kanë qenë interesante për to, dhe po ashtu me anën e kurilëve u ka dërguar Bandave materialin e mbledhur, ka organizuar ikjen e kurilit- Çetnikëve Mile Belibajkiqit, se është taku me bandat në mal dhe prej tyre ka marrë direktiva për punë, andaj Gjykata duke marrë para sysh sjelljet e saja të këqija si shkaqe rënduese e ka dënuar me dënim të humbjes së lirisë ,me punim të detyrueshëm në vazhdim prej 5 vjetëve,me dënim të humbjes të të drejtave politike dhe disave qytetare në vazhdim prej 5 vjetësh dhe me konfiskimin e një shtëpie.

Se e pandehura Gjyljana Mateja ka qenë kryetare e komitetit si e njoftuar e sprovuar dhe besnike, simpatizante e organizatës Balliste qysh në kohën e okupacionit, në detyrën e saj ka qenë shumë aktive, ka qenë e vullnetshme në mbledhjen e materialeve për banda, dhe se i ka sjell vajzat në organizatë, andaj Gjykata duke marrë parasysh si shkaqe të rëndësishme sjelljen e sajë tradhtare të më hershme në kohë të okupacionit, siç shihet nga certifikata e lëshuar prej Këshillit Popullor të qytetit të Prizrenit, Nr.497 Datë: 21.X.1945, e dënon me dënimin e humbjes së lirisë me punë të detyrueshme në vazhdim prej dy vjetësh, me dënimin e të drejtave politike e disa qytetare me vazhdim prej tri vjetësh. (Vijon)

Lajme të sponsorizuara