
Prokurori Shala në Ministrinë e Bujqësisë: Po bastisen katër lokacione
27 maj 2025
| 12:47
Prej disa orësh në Ministrinë e Bujqësisë është duke u zhvilluar një aksion i gjerë policorë, i drejtuar nga Prokuroria Speciale.
Ky aksion është duke u zhvilluar me urdhër të prokurorisë, pas raportimeve të shumta që janë bërë në lidhje me dyshimet për fabrikën e mbetjeve shtazore.
Në ministrinë e Bujqësisë pak më parë ka shkuar edhe prokurori, Admir Shala.
Shala është deklaruar për medie se aksioni është duke u zhvilluar në katër lokacione të ndryshme: Agjencinë e Zhvillimit dhe Veterinarisë, Ministrinë e Bujqësisë, Agjencinë e Zhvillimit të Bujqësisë dhe lokacionin e kompanisë fituese të këtij tenderi, “Funksionalizimi i objekteve për përpunimin e produkteve shtazore”.