Prokurori special Shala me letër-rreshtim ndërkombëtar ndaj Milan Radoiçiq

17 qershor 2025 | 22:20

Në çështjen e hetimeve që Prokuroria Speciale po i zhvillon në rastin e vendosjes së barrikadave në veri të vendit në vitin 2022, prokurori special Admir Shala, ka lëshuar letër-rreshtim ndërkombëtar ndaj Milan Radojiçiq, mëson Gazeta Express nga burimet e saj.

Për këtë rast janë duke u hetuar dhjetëra persona, përfshirë disa pjesëtarë të Listës Serbe si: Zlatan Elek, Igor Simiq, Goran Rakiq e Slavko Simiq.

 

 

Nga dhjetori i vitit 2022, disa nga rrugët e veriut ishin bllokuar për tri javë me automjete të rënda. Ato ishin vendosur pas arrestimit të ish-zyrtarit policor serb, Dejan Pantiq, i cili dyshohet se ka kryer vepra penale terroriste.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Hisen Berisha  Kosova po kalon një nga momentet më…