Prokurori Tieger e përshkruan Rexhep Selimin person me lidhje të ngushta me Adem Jasharin

09 shkurt 2026 | 11:05

Prokurori Alan Tieger e përshkruan Rexhep Selimin si person me lidhje të ngushta me Adem Jasharin dhe me rol të rëndësishëm në fushëbetejë dhe si dikush që gëzonte shumë respekt dhe besueshmëri nga luftëtarët.

Sipas Prokurorisë, Selimi ka qenë organizator dhe pjesëmarrës në sulmet e vitit 1997 kundër forcave serbe.

“Ai gëzonte shumë respekt si ish i burgosur politik. Ndonëse ai ka pasur profil ligjor në LDK në vitet ’90, ai kishte kontakte me Adem Jasharin më 1991 dhe ishte përfshirë në UÇK prej 1993 dhe na ka shpjeguar se iu bashkua Shtabit të Përgjithshëm më 1997. Dhe ja, kështu u bënë bashkë të akuzuarit dhe ata vepronin në mënyrë kolektive”, tha ai.

Prokurori Tieger po pretendon se të akuzuarit kanë kryer sulme kundër serbëve, anëtarëve të Partisë Socialiste Serbe – që kishin bërë fjalime në varrimin e dikujt që ishte vrarë nga anëtarë të UÇK-së – persona që pretendohej se bashkëpunonin me organet e pushtuesit apo merrnin pjesë në veprimtari tjera të paspecifikuar antikombëtare.

“Këto shënjestra ishin në përputhje me fushëveprimin e gjerë të bashkëpunimit, si komunikonte Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së”.

Deklaratat për Thaçin dhe Veselin

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e zgjedhur e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pas…