Prokurori Tieger: Vrasja e Jasharëve zgjeroi luftën në Kosovë

09 shkurt 2026 | 11:12

Prokurori i lartë i Zyrës së Prokurorit të Specializuar, Alan Tieger ka nisur deklaratën e tij përmbyllëse në gjyqin e madh ndaj Thaçit dhe të tjerëve.

Ai prezantoi para trupit gjykues dëshmitë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilat pretendojnë se ata janë fajtorë për krime të kryera gjatë luftës.

Pos tjerash, ai citoi dëshmitarë të cilët kanë deklaruar se shtabi i UÇK-së nuk do të ndalej deri të arrinte fitoren e plotë.

“Shtabi i përgjithshëm kërkonte pavarësinë e Kosovës dhe do të vazhdonin deri ta merrnin fitoren e plotë. Ka qenë vetëm shtabi i përgjithshëm”, tha ai.

Pos tjerash, ai tha se ish-luftëtarët e UÇK-së, pasi dolën për herë të parë në televizion më 1998, nuk e pranuan assesi anatominë.

Tieger po ashtu tha se vrasja e familjes Jashari, zgjeroi luftën në Kosovë.

“E kanë pranuar të gjitha palët”, shtoi ai gjatë deklaratave përmbyllëse.

Prokurori Tieger e përshkruan Rexhep Selimin person me lidhje të ngushta me Adem Jasharin

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokurori Alan Tieger e përshkruan Rexhep Selimin si person me…