
Prokuroria e fton Lushtakun për intervistim
Prokuroria Themelore në Prishtinë – Departamenti i Përgjithshëm, e ka ftuar për intervistim deputetin e PDK-së, Mergim Lushtakun.
Lushtaku sot është përfshirë në një përpleshje në Kuvendin e Kosovës me ministra të Qeverisë së Kosovës.
Të përfshirë në Kuvend kanë qenë edhe deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje.
“Sapo më njoftuan nga zyra e grupit tonë parlamentar të PDK-së, se kam pranuar një ftesë nga Prokuroria Themelore në Prishtinë – Departamenti i Përgjithshëm, për tu deklaruar rreth ngjarjes së sotme. Ftesës do t’i përgjigjem pozitivisht, pasi të përfundoj seanca në Kuvendin e Kosovës”, ka shkruar Lushtaku në “Facebook”.
Lushtaku për media ka thënë se do të padisë Hekuran Muratin, Albulena Haxhiu e Besnik Bislimin, për siç ka thënë ai sulm pas tij.