Prokuroria e Pejës: 371 aktakuza ndaj 458 personave brenda tre muajve

22 prill 2026 | 11:31

Prokuroria Themelore në Pejë, ka njoftuar se për periudhën tre mujore janar, shkurt mars, ka ngritur gjithsej 371 aktakuza, kundër 458 personave për vepra të ndryshme penale.

Nga departamenti i krimeve të rënda, departamenti i përgjithshëm dhe për të mitur, prokurorët e shtetit, kanë ngritur 371 aktakuza, ndaj 458 personave për lloje të ndryshme të veprave penale nga Kodi Penal i Republikës së Kosovës.

Mesatarja për muaj e ngritjes se aktakuzave është 124, kurse e personave të akuzuar rreth 153 persona të akuzuar për një muaj pune.

Prokuroria Themelore në Pejë ka theksuar se mbetet e përkushtuar në luftimin e dukurive negative dhe gjithë atyre personave që bien ndesh me ligjin komfor Kodit Penal i Republikës së Kosovës

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nisja e pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FKS)…