Prokuroria e Speciales iu referua Kosovës me termin serb, Berisha: Kjo gjykatë është themeluar nga Serbia dhe Rusia

10 prill 2025 | 11:39

Ish-eprori i UÇK-së, Zafir Berisha, ka reaguar pas skandalit të Prokurorisë së Gjykatës Speciale, ku në një dokument të saj Kosovës i referohet si “Kosova dhe Metohija”.

Ai ka vlerësuar se kjo tregon se Gjykata Speciale është themeluar nga Serbia, Rusia dhe aleatët e tyre.

Berisha ka shkruar në “Facebook” se Kosova duhet të reagon ndaj këtij skandali.

“Gjykata Speciale vetëm sa po e vërteton atë që e kemi thënë që në fillim: është një mostrum politiko-juridikë i themeluar nga Serbia, Rusia dhe argatët e tyre në Kosovë. Kosovës si ‘Kosovë e Metohi’ i referohet Serbia, përdorimi i këtij termi edhe nga Gj. Speciale që është themeluar me shantazhe, është thirrje në ndërgjegjen e vrarë të institucioneve të vendit. Pasi nuk kemi presidencë as qeveri (këto që i kemi karrierën politike e kanë ngritën duke i fërkuar duarët në veprimet e kësaj gjykate), Kuvendi i Kosovës nëse funksionalizohet, duhet që në senacat e para duhet të veproj për mbrojtjen e identitetit shtetëror”, ka shkruar Berisha.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtarët italianë të Komandës Rajonale Perëndim të misionit të udhëhequr…