Prokuroria kërkon 2 352 vjet burgim për kryetarin Stambollit, Ekrem Imamoglu
Kryebashkiaku i Stambollit, Ekrem Imamoglu, i cili është shkarkuar nga detyra dhe është arrestuar më parë këtë vit, përballet me deri në 2 mijë e 352 vjet burgim në një rast gjithëpërfshirës korrupsioni që përfshin mashtrim të dyshuar, ryshfet dhe krim të organizuar, njoftuan prokurorët turq të martën.
Në një deklaratë, Zyra e Kryeprokurorit Publik të Stambollit, ka thënë se një aktakuzë ishte përgatitur nga Byroja e Hetimit të Krimit të Organizuar si pjesë e një hetimi për atë që e përshkroi si “organizata kriminale Imamoglu”, shkruajnë mediat e huaja.
Imamoglu, një figurë kryesore e opozitës nga Partia Republikane Popullore (CHP) kryesore e opozitës turke dhe e konsideruar si rivali më serioz i presidentit Rexhep Taiip Erdogan është burgosur në mars së bashku me 105 të tjerë si pjesë e një hetimi të gjerë.
Ai ka mohuar të gjitha akuzat.
Kryeprokurori Akin Gurlek u ka thënë gazetarëve se hetimi ka përfunduar dhe prokurorët kanë përpiluar një aktakuzë prej 3 mijë e 900 faqesh që përshkruan 143 vepra të veçanta penale që përfshijnë 402 të dyshuar.
“Ne punuam shumë intensivisht. Gjithsej 3 900 faqe. Do të paraqesim një padi kundër 402 të dyshuarve. Janë 143 akte të ndryshme. Ekrem Imamoglu është themeluesi dhe udhëheqësi i organizatës”, citohet të ketë thënë Gurlek.
Ai ka thënë se çështja përqendrohet në akuzat për manipulim të tenderëve komunalë dhe blerje të paligjshme të pronave gjatë kohës së Imamoglut si kryetar bashkie.
“Mënyra se si u hartuan proceset e tenderimit është shumë e rëndësishme. Mund t’i shihni këto në padi. Korrespondenca iu shtua direkt dosjes”, ka thënë ai.
Sipas Gurlek, mesazhet në “WhatsApp” nga kryetari i bashkisë së Beylikduzus, Mehmet Murat Calik, një aleat politik i Imamoglut janë përfshirë gjithashtu në prova. Ai ka thënë se disa mesazhe dyshohet se përmbajnë rrëfime.
Prokurorët kanë pretenduar se krimet shtrihen në një dekadë, duke rezultuar në një humbje financiare publike në vlerë prej rreth 3.8 miliardë dollarë.
Autoritetet kanë thënë se kanë identifikuar 95 prona të paluajtshme që dyshohet se lidhen me çështjen, megjithëse vlerat nuk bazoheshin në vlerësimet aktuale të tregut.
Dhe aktakuza është thënë se kërkon një dënim me burgim që varion nga 828 deri në 2 mijë 352 vjet për Imamoglun. /Telegrafi



