Prokuroria kërkon paraburgim për Gjestin

12 mars 2026 | 16:28

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka paraqitur në gjykatë kërkesën për caktimin e  masës së paraburgimit ndaj këngëtarit Besart Kelmendi, i njohur si Gjesti.

Ai është ndaluar të mërkurën nën dyshimet për armëmbajtje pa leje, kanosje dhe dëmtim të pasurisë.

Zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi, ka konfirmuar po ashtu  për “Klankosova.tv” se seanca dëgjimore pritet të zhvillohet nesër në orën 09:30.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
MAŠA MINING D.O.O. shpall te pavlefshme certifikatën e biznesit me…