Prokuroria kërkon t’u vazhdohet paraburgimi Veselit, Krasniqit dhe Selimit

28 gusht 2025 | 15:11

Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) ka kërkuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) t’u vazhdohet masa e paraburgimit Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Për tre të akuzuarit, Prokuroria kërkesat i ka bërë ndaras dhe i ka dorëzuar më 26 gusht 2025, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Prokuroria thotë se për Veselin, Selimin dhe Krasniqin nuk ka asnjë zhvillim që nga vendimi i fundit për vazhdimin e paraburgimit, që do të mbështesnin ndërrimin e kësaj mase.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Analisti Ilir Deda, ka thënë se nënkryetarët e Kuvendit të…