Prokuroria: Naim Murseli kishte borxhe mbi 475 mijë euro

24 nëntor 2025 | 14:05

Në seancën e së hënës në rastin e vrasjes së Liridoda Ademajt, Prokuroria ka treguar provat mbi të cilat mbështetë akuzat ndaj Naim Murselit, Granit Plavës e Kushtrim Kokallës.

Një nga provat që ka treguar Prokuroria është edhe gjendja financiare e Naim Murselit.

Sipas provave, Naim Murseli në mars të vitit 2024 kishte borxh mbi 475 mijë euro.

“Raporti informues për transkasionet bankare nga banka të ndryshme (BKT, Mabetex Holding, Chelsea Point) të Naim Murselit dhe në bazë të të cilave vërtetohet se Naim Murseli ka pasur borxhe financiare ndaj kompanive të ndryshme dhe bankës BKT në vlerën e përgjithshme 369 mijë 968.77 euro dhe nga dëshmia e vet të pandehurit informata të cila i ka dhënë hetuesve policorë në njësinë e paraburgimit ka pasur borxhe edhe ndaj personave fizikë në vlerë prej 106 mijë euro që dmth se vlera e përgjithshme e borxhit të Naim Murselit në mars të vitit 2024 kur është bërë analiza e gjendjes së tij financiare ka qenë 475 mijë e 968.77 euro”, është thënë në provat e Prokurorisë.

Prova tjetër është përgjigja e organeve kompetente të Mbretërisë së Suedisë, nga ana e organeve të Suedisë, është pranuar një përgjigje që Liridona Murseli ka pasur një polisë të sigurimit jetësorë me fillim të vlefshmërisë 25.06.22 në vlerën prej 3 milionë kruna suedeze, në të cilat është cekur vazhduesi i përfitimit të sigurimit në rast të vdekjes së saj dhe në këto raste sipas ligjit te Suedisë nëse nuk ka bartës pas vdekjes se saj, shfrytëzuesi i polisës do të ishte bashkëshorti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Basketbollisti i ri dhe me perspektivë, Aldin Pacolli, i cili…