
‘Prokuroria nuk ka të drejtë të marr dokumente sekrete’, Miftaraj: Hajdari dëshmon nivelin e injorancës së saj
Drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj, ka reaguar ndaj deklaratës së ministres në detyrë të Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë, Rozeta Hajdari, e cila pas intervistimit nga Prokuroria Speciale k thënë se kjo prokurori “nuk ka të drejtë të marr dokumente sekrete”.
Miftaraj ka thënë se me këtë deklaratë, ministrja Hajdari ka dëshmuar nivelin e injorancës së saj dhe atyre që e këshillojnë.
“Në drejtësinë penale mosnjohja e ligjit nuk të amniston nga përgjegjësia penale. Shto faktin se ministria që ajo ka udhëheq dhe qeveria i kanë dhënë qasje një qytetari (bukëpjekësi) qasje mu në këto dokumente sekrete. Kosova nuk e meriton që persona të tillë të marrin përgjegjësi të tilla politike dhe është dëshmi e gjallë se sa pak integritet kanë këto institucione”, ka shkruar Miftaraj në “Facebook”.