
Prokuroria Speciale, AKI-ja dhe IPK-ja zhvillojnë operacion të përbashkët kundër spiunazhit
17 korrik 2025
| 10:03
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës njofton opinionin publik se nën udhëheqjen e saj, është duke u zhvilluar një operacion në bashkëpunim me Inspektoratin Policor të Kosovës (IPK) dhe Agjencinë e Kosovës për Intelegjencë (AKI), në lidhje me dyshimet për kryerjen e veprës penale të spiunazhit.
Operacioni është ende në zhvillim dhe për shkak të ndjeshmërisë së hetimeve, më shumë detaje do të bëhen publike pas përfundimit të operacionit.
Prokurori i Shtetit do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore në përputhje me ligjet në fuqi.