Prokuroria Speciale dhe Policia kryejnë kontroll në KRU “Gjakova”

29 shtator 2025 | 15:09

Prokuroria Speciale e Kosovës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, bazuar në urdhrin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, ka realizuar të hënën një urdhër kontrolli në objektin e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Gjakova” dhe në shtëpinë e të dyshuarit, kryeshefit ekzekutiv të kësaj kompanie.

Policia e Kosovës ka njoftuar se hetuesit policorë nga Drejtoria e Krimeve Ekonomike kanë kryer urdhër kontrollin në kuadër të hetimeve që në koordinim me Prokurorinë Speciale, janë duke u ndërmarrë për të gjitha dyshimet që janë objekt i hetimit penal.

“Gjatë operacionit policor janë sekuesturuar prova materiale ( dokumente ) të cilat do të shërbejnë si prova relevante për rastin. Hetimet po zhvillohen për shkak të dyshimeve për kryerjen e veprave penale: Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar; Falsifikimi i dokumentit zyrtar; Shmangie nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore ose tarifave akcizore; Konflikt i interesit dhe Keqpërdorimi dhe Mashtrimi në prokurorim publik. Prokuroria Speciale në bashkëpunim me Policinë e Kosovës është duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, në përputhje me Kodin e Procedurës Penale”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Nju-Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kryeministri në…