Prokuroria Speciale kërkon caktimin e masës së paraburgimit ndaj Fatmir Shehollit

10 tetor 2025 | 11:04

Prokuroria Speciale ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj analistit tanimë të arrestuar, Fatmir Sheholli.

Sheholli është arrestuar dje pas disa hetimeve të kryera në bashkëpunim nga Policia, AKI dhe Prokuroria Speciale.

Ndërsa sot është bërë me dije se tanimë Prokuroria Speciale ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit

“Prokuroria Speciale e Kosovës, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ndaj F.Sh., nën dyshimin se ka kryer veprën penale ‘spiunazh’”, është thënë në njoftim.

Sheholli dyshohet për veprën spiunazh, derisa thuhet se i njëjti kishte bartur informacione të rëndësishme të Kosovës tek BIA serbe.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tirana do të mirëpresë më 13 dhe 14 tetor Forumin…