Prokuroria Speciale kërkon masë paraburgimi për Millenkoviqin që u arrestua në veri
14 qershor 2023
| 13:18
Prokuroria Speciale sot (e mërkurë) ka bërë kërkesë për caktim të masës së paraburgimit ndaj të arrestuarit serbë, Millun Millenkoviq- Llune, i cili dyshohet për organizimin e sulmit ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës dy javë më parë në Zveçan.
Kështu ka bërë me dije zëdhënësi i Prokurorisë Speciale, Ekrem Lutfiu.
“Prokuroria Speciale sot ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj ndaj Millun Millenkoviq, tash i mbetet gjykatës të caktojë sa do të jetë ajo masë”, ka thënë Lutfiu për “Telegrafin”.



