Prokuroria Speciale konfirmon arrestimin e një të dyshuari për përfshirje në sulmin në Banjskë
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka konfirmuar arrestimin e një personi të dyshuar për përfshirje në sulmin terrorist në Banjskë.
I dyshuari, me inicialet S.R., po hetohet për vepra penale të natyrës së rëndë që lidhen me sigurinë kombëtare dhe rendin kushtetues.
Sipas Prokurorisë, ai është ndaluar nga Policia e Kosovës në pikën kufitare në Merdar. Me vendim të prokurorit kompetent, i njëjti është ndaluar për 48 orë, ndërsa hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.
Komunikatë e plotë:
Arrestohet një i dyshuar për përfshirje në sulmin terrorist në Banjskë
Prishtinë, 17 prill 2026 – Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ndaluar personin me incialet S.R., mbi bazën e dyshimit për përfshirje në vepra penale të natyrës së rëndë, përfshirë veprat që lidhen me sigurinë kombëtare dhe rendin kushtetues.
I dyshuari është arrestuar nga Policia e Kosovës në pikën e kalimit kufitar në Merdar, ndërsa me vendim të prokurorit, i njëjti është ndaluar për 48 orë.



